Sa do të zgjasë protesta e së shtunës? Berisha përgjigjet në “Debat”

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 21:21 | Politikë
Sa do të zgjasë protesta e së shtunës? Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, u pyet për kohëzgjatjen e protestës së ditës së shtunë.

“Kjo protestë është mesazhi që populli i dërgon Edi Ramës që të largohet një minutë e më parë. Është sipari i një revolucioni që ka për mision përmbysjen e këtij regjimi me të gjitha mjetet demokratike. Shqipëria po “zien”, mezi po pret ditën e shtunë. Populli do të thotë fjalën e tij, por ky do të jetë sipari i revolucionit që do të shpëtojë Shqipërinë nga ky regjim armiqësor. Shqiptarët që kanë mbetur janë të betuar që ta shpëtojnë këtë vend”, u përgjigj Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos