Armando Sadiku gëzon teknikun italian të Kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja, pasi duket se është në një formë të mirë para grumbullimit me kuqezinjtë.
Sulmuesi i kombëtares ka shënuar me skuadrën e tij të Luganos në Zvicër.
Sadiku realizoi golin e parë të ndeshjes ndaj Grasshoppers. Pas një krosimi nga krahu i djathtë, sulmuesi i shkëputet bukur mbrojtjes dhe godet me kokë duke mposhtur portierin.
Kombëtarja shqiptare do të ndeshet më 8 qershor në Rejkjavik ndaj Islandës dhe Moldavisë në 11 qershor në “Elbasan Arena”. (A2 Televizion)