Sali Berisha “non grata”, Çipa: Goditje mbi “status quo”-n e korrupsionit në Shqipëri

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 08:57 | Politikë
Sali Berisha “non grata”, Çipa: Goditje mbi “status

Gazetari Aleksandër Çipa ishte i ftuar në "Dita jonë" ku foli rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me ngjarjen ku Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non grata”, ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, si dhe familjarët e tij.

Sipas gazetarit Çipa, ky vendim i DASH ishte një goditje për “status quo”-n e korrupsionit në Shqipëri dhe një ndalesë që Sali Berisha të dominojë ende në politikën shqiptare.

“Më herët ambasadorët e SHBA-së kanë folur për “peshqit e mëdhenj”. Ka qenë një pritshmëri dhe për shkak të mbylljes së reformës në drejtësi. Kjo është një goditje mbi “status quo”-n dhe uzurpimin që krimi i pandëshkuar ka pasur. Kjo është një goditje e rëndë mbi “status quo”-n e korrupsionit në Shqipëri. Zotit Basha i jepet një mundësi për të krijuar mëvetësi nga Sali Berisha.

Kjo është një ndalje që Sali Berisha të bëjë histori më tej, si një politikan dominant në 30 vitet e fundit. Është një dënim moral dhe politik. Sepse është ngritur një akuzë publike shumë e rëndë ku përfshihet familja dhe partnerët e tij. Kjo është një thirrje e drejtpërdrejtë për të mos ushtruar më dhe ndikimin e tij në politikë”, tha Çipa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos