Salianji: Janë 465 mijë fermerë të harruar nga qeveria

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 08:35 | Politikë
Salianji: Janë 465 mijë fermerë të harruar nga qeveria

Ervin Salianji, ish-deputet i Partisë Demokratike, në një lidhje direkte me studion e “Dita jonë” në A2, deklaroi se në Shqipëri “ka 465 000 të vetëpunësuar në bujqësi që sot janë harruar nga qeveria”.

Në lidhje me deklaratat e ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi, i cili në “A2 Business Week” deklaroi se sektori i bujqësisë nuk është ndikuar nga kriza e koronavirusit, madje ka pasur rritje, Salianji u shpreh: “Mjafton të dëgjosh deklaratat e zv.kryeministrit për të kuptuar papërgjegjshmërinë e qeverisë. Njëri ia hedh fajin të gjithëve përveç qeverisë, ndërsa ministri kërkon të bëjë të duket se gjithçka është mirë. Para disa ditësh, fermerët në Divjakë nuk e kanë lënë që të hyjë ministrin”.

https://a2news.com/2020/05/06/pakete-ne-ndihme-te-bujqesise-cuci-nuk-ka-arsye-covid-19-nuk-e-ka-destabilizuar-bujqesine/

Sipas Salianjit, “çmimi i naftës vijon të rritet për fermerët çdo vit dhe ata kërkojnë subvencione”.

“Në Korçë janë subvencionuar nga shteti bizneset e mëdha, të cilët i ndajnë paratë me qeverinë. Subvencionet nuk shkojnë kurrë te fermeri”, nënvizoi ish-deputeti i PD-së.

Në fund, i pyetur mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore, Salianji deklaroi se “përfaqësuesit e mazhorancës mund të kthenin përgjigje edhe në periudhën e pandemisë për propozimet e opozitës”.

“Duket që ka mungesë vullneti për të adresuar propozimet e opozitës. Ne mendojmë që qeveria tranzitore është i vetmi instrument që garanton zgjedhjet”, theksoi Salianji. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos