“Salloni i çokollatës”, shija dhe moda ndërthuren në Bruksel

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2019, 14:32 | Lifestyle
“Salloni i çokollatës”, shija dhe moda ndërthuren

Çokollata është kryefjalë e kësaj fundjave në Bruksel të Belgjikës. I ashtuquajturi “Salloni i çokollatës” hapi dyert të premten për specialitetet e rreth 130 prodhueseve me të famshëm në botë, shefave, dizenjatorëve dhe ekspertëve të kakaos.

Festivali treditor u parapri nga një shfaqje mbresëlënëse, ku shija ishte ndërthurur mrekullisht me modën.

https://www.instagram.com/p/BuKN37BgTDy/?utm_source=ig_web_copy_link

Veshjet përbëheshin nga çokollata dhe ishin realizuar nga ekspertë të modës dhe kuzhinës shumë prej të cilëve nga dyqanet qindra vjeçare të Belgjikës. I quajtur, “natyra ofron diçka për të gjitha shijet”, salloni i këtij viti synon të prezantojë prodhime më të shëndetshme dhe inovative çokollate. Vizitorët mund të shijojnë gjithashtu eksperienca të ndryshme , si ajo prodhimit të çokollatës apo seminare lidhur me temën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos