“Salman sulmoi islamin”, agresori lexoi vetëm dy faqe të “Vargjeve Satanike”

Nga A2 CNN
18 Gusht 2022, 16:20 | Bota
“Salman sulmoi islamin”, agresori lexoi vetëm dy faqe të

Personi që akuzohet për sulmin me thikë ndaj Sir Salman Rushdie ka pohuar se ka lexuar vetëm dy faqe të novelës kontroverse “Vargjet Satanike”.

24-vjeçari Hadi Matar, nuk ka pranuar fajin për sulmin në një event në Nju Jork javën e kaluar. Në një intervistë nga burgu për Nju Jork Post, agresori tha se Sir Salman ishte “një person që ka sulmuar Islamin”. Por Matar nuk konfirmoi që veprimet e tij ishin nxitur nga një shkresë e publikuar nga Irani në vitin 1980.

Sir Salman publikoi novelën e tij të famshme dhe kontroverse “Vargjet Satanike” në vitin 1988, duke shkaktuar zemërim mes disa myslimanëve, të cilët e konsideruan veprën dhe përmbajtjen një blasfemi. Në reagim, lideri Iranian Ajatollat Ruhollah Kamenei publikoi një fjalim duke bërë thirrje për vrasjen e shkrimtarit në vitin 1989. Agresori i tha media amerikane se respektonte ish liderin Iranian, ndërsa ishte surprizuar të mësonte se Salman Rushdie i mbijetoi sulmit. Ndërkohë, mamaja e Hadi Matar ka mohuar djalin e saj dhe kritikoi ashpër veprimet e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos