Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shqipëri, PD: Shënon fundin e aleancës përçarëse Beograd-Tiranë-Shkup

Nga A2 CNN
24 Tetor 2022, 16:39 | Politikë
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Shqipëri, PD: Shënon fundin

Partia Demokratike përshëndeti vendimin e Presidentit të Bashkimit Europian për mbajtjen në Tiranë të Samitit të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të dhjetorit që vjen.

“Ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Vendimi gjithashtu provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin, dhe shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur”, thuhet në njoftimin e PD, publikuar në llogarinë në Facebook të kryetarit të saj, Sali Berisha.

“Samiti do të jetë një mundësi reale për shtetarët e BE-së, për të njohur nga afër situatën dramatike të korrupsionit galopant, lidhjeve të tmerrshme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe drogën, gjendjen tejet të rëndë të mediave në Shqipëri”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/24/samiti-be-ballkani-perendimor-me-6-dhjetor-ne-tirane-rama-ngjarja-me-e-madhe-e-historise-shqiperia-anetare-dinjitoze/

A2 CNN Livestream

Latest Videos