Samiti i BE në Tiranë, zbardhet agjenda e 6 dhjetorit. Policia në 16 nivele sigurie

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 23:12 | Politikë
Samiti i BE në Tiranë, zbardhet agjenda e 6 dhjetorit. Policia në

Këshilli i Bashkimit Europian ka zbardhur agjendën e samitit mes liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, që mbahet në 6 dhjetor në Tiranë.

Temat kryesore të diskutimit do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik, përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Në fund të samitit, liderët pritet të kenë një deklaratë.

Aktiviteti do të nisë në orën 10:15, me mbërritjen e delegacioneve dhe pritjen zyrtare. Në orën 11:45 është planifikuar fotoja zyrtare. Në 12:15 programi vijon me seancën plenare dhe drekën e punës dhe në orën 14:30 me konferencën për shyp.

E marta e 6 dhjetorit pritet të zyrtarizohet ditë pushimi për kryeqytetin. Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza” dhe përreth stadiumit Arena Kombëtare do të aplikohen 16 nivele të sigurisë së Policisë shqiptare në bashkëpunim me protokollin e sigurisë së Brukselit. Godina e Këshillit të Ministrave është parashikuar si plan B për mbajtjen e Samitit, sipas protokollit të kërkuar nga unioni për çdo të papritur.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/30/protesta-e-6-dhjetorit-berisha-apel-demokrateve-rama-mund-te-bllokoje-rruget-hapni-dyert-e-shtepive/

A2 CNN Livestream

Latest Videos