Samiti i liderëve të BE, mbështetje për zgjerimin, Kosova e Serbia paralajmërohen me pasoja

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 14:53 | Kosova
Samiti i liderëve të BE, mbështetje për zgjerimin, Kosova e

Procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, situata e sigurisë në Kosovë dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të jenë mes temave që do të diskutohen ne samitin e liderëve të BE që mbahet më 29 dhe 30 korrik.

Sipas një draft-deklarate, e cila pritet të miratohet në takimin 2 ditor dhe që është parë nga Radio Europae Lirë shtetet anëtare përsërisin përkushtimin për anëtarësimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Këshilli Evropian përsërit mbështetjen e plotë dhe të parezervë për perspektivën e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, thuhet në draft-deklaratën e liderëve të BE-së.

Por në takim krerët e vendeve të bllokut do të shprehin gjithashtu shqetësimet për rritjen e tensioneve mes Kosovës dhe serisë. Sipas burimeve diplomatike, liderët e shteteve anëtare do t’u bëjnë thirrje dy vendeve që t’i ulin menjëherë tensionet, t’i kthehen dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit. Në draft-dokument, palët do të paralajmërohen me pasoja nëse nuk dëshmojnë sjellje të matur dhe konstruktive.

“Këshilli Evropian i dënon incidentet e fundit në veri të Kosovës dhe bën thirrje për shtensionimin e menjëhershëm të situatës, në bazë të elementeve kyçe që tashmë janë shfaqur nga Bashkimi Evropian, më 3 qershor 2023”.

Aty kujtohet thirrja e BE-së për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.“Dështimi në uljen e tensioneve do të ketë pasoja negative”, theksohet në tekst. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos