Vuçiç: Perëndimorët do ta sjellin gati statutin për Asociacionin, nuk do na pyesin ne

Nga A2 CNN
27 Qershor 2023, 20:12 | Kosova
Vuçiç: Perëndimorët do ta sjellin gati statutin për

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi se shumë shpejt perëndimi do të dalë me një tekst për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Ne as do të pyetemi fare për atë”, u shpreh ai duke përsëritur frazën e zakonshme se pret një presion të jashtëzakonshëm në ditët në vijim. “Pres shumë, shumë probleme. Por, kjo nuk është diçka e re. Ka shumë nervozizëm për situatën në Ukrainë dhe disa mendojnë se ne duhet të paguajmë çmimin për mospërmbushjen e pritshmërive të tyre”, shtoi Presidenti serb.

Vuçiç nënvizoi më tej se “të gjithë në botë e dinë se kush po tenton të përshkallëzojë situatën dhe kush dëshiron luftë”, një përsëritje kjo e akuzës së tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se po kërkon konflikt.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/26/vucic-bisede-telefonike-me-blinken-sekretari-i-shtetit-kerkoi-qetesimin-e-situates-ne-kosove/

A2 CNN Livestream

Latest Videos