Senatorët i shkruajnë Biden: Ushtro presion për t’i dhënë fund krizës Kosovë-Serbi

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 12:20 | Kosova
Senatorët i shkruajnë Biden: Ushtro presion për t’i

Një grup senatorësh amerikanë kërkoi nga administrata Biden, që "t'i japë përparësi adresimit të situatës së përkeqësuar të sigurisë midis Kosovës dhe Serbisë".

Letra që përmban nënshkrimet e tetë senatorëve demokratë dhe republikanë, inkurajon presidentin që të ushtrojë presion diplomatik, për t'i dhënë fund krizës aktuale".

Letra përmend edhe nevojën e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, që Kosova dhe Serbia kanë arritur në muajin mars, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

Senatorët paralajmëruan rishqyrtimin e mbështetjes nga Kongresi, përfshirë edhe pezullim të shitjeve të armatimeve nëse Kosova dhe Serbia "dështojnë të ushtrojnë përmbajtje" dhe "të punojnë për shtensionimin e situatës së sigurisë".

"Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e vazhdueshme të gati 600 trupave amerikane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. I vlerësojmë përpjekjet diplomatike të SHBA-së për qetësimin e krizës, por këto përpjekje nuk janë reciproke sidomos nga Kosova", thuhet në letër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos