
Krerët e NATO-s takohen sot jashtë Londrës, në ditën e dytë të samitit të posaçëm, për 70 vjetorin e themelimit të aleancës. Bisedimet zhvillohen në një hotel luksoz pranë Watford dhe pasojnë pritjet e së martës, në pallatin Buckingham dhe Downing Street.
Samiti është shënjuar deri më tani nga tensionet mes aleatëve. Shkëmbime të zjarrta pati mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij francez Emanuel Macron. Të dy ata zhvilluan bisedime dypalëshe dhe gjatë konferencës për shtyp u përplasën për rolin e NATO-s, Turqinë dhe luftëtarët e Shtetit Islamik.
Marrëdhëniet mes Trump dhe Macron ishin të tendosura edhe për shkak të mosmarrëveshjeve për taksat dhe tregtinë dhe komenteve të presidentit francez muajin e kaluar se përkushtim i Uashingtonit ndaj aleancës po zbehej.
Më herët gjatë së martës, Trump pohoi se lideri francez kishte treguar mungesë respekti kur e përshkroi NATO-n si klinikisht të vdekur, dhe i quajti të ulëta komentet e tij. (A2 Televizion)