
Policia britanike njofton se ka arritur të heqë nga rruga një sasi shumë të madhe lënde narkotike të llojit kokainë, e cila arrin shifrën e 300 milionë paundëve.
Sipas të dhënave paraprake, sasia prej 3.7 tonë kokaine, u kap në një ngarkesë me banane që vinte nga Kolumbia në portin e Southampton.
Në operacion morën pjesë strukturat e Rojës Bregdetare dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit. Ende nuk ka detaje për personat e ndaluar në këtë operacion. (A2 Televizion)