Sapo eliminoi Juventusin, i ndodh diçka e pabesueshme në konferencën për shtyp

Nga A2 CNN
10 Mars 2021, 16:41 | Futboll
Sapo eliminoi Juventusin, i ndodh diçka e pabesueshme në

Porto shkaktoi surprizën në Champions League, duke eliminuar Juventusin në 1/8 e finaleve të kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube.

Por, pavarësisht kësaj arritjeje të madhe dhe një ndeshjeje që shkoi në kohën shtesë e dhuroi plot 5 gola (3-2 për bardhezinjtë), Sergio Conceicao u gjend përballë një situate shumë të sikletshme në konferencën për shtyp.

Asnjë prej gazetarëve të lidhur me Zoom nuk kërkoi radhën për t’i bërë qoftë një pyetje, madje as për ta përgëzuar për suksesin. Trajneri i Portos u shpreh i habitur që nuk kishte pyetje as nga gazetarët portugezë dhe në fund u largua pa folur fare. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=8sHOIt4ygLI

A2 CNN Livestream

Latest Videos