Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, njoftoi se PS-ja ka fituar edhe bashkinë e Kavajës, si dhe Rrogozhinën.
Nga selia e PS-së, Veliaj u shpreh se kjo është përgjigjja për akuzat e Sali Berishës, të Grida Dumës apo edhe për analistët, siç tha ai.
“Shumë më kanë pyetur se pse nuk përgjigjem ndaj akuzave të Saliut për mua, për familjen time. Shumë më kanë pyetur për të dhënë përgjigje ndaj akuzave të Gridës për mafien. Shumë më keni pyetur për analistët që janë bërë rrogoz për politikën. Më keni pyetur gjithë këto kohë, pse nuk flas për këtë njerëz? Përgjigjja është, sapo fituam Kavajën”. (A2 Televizion)