
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, edhe Arabia Saudite akuzon drejtpërdrejt Iranin për vënien e minave në anijet naftëmbajtëse norvegjeze dhe japoneze në gjirin e Omanit.
Fakt është që sauditët dhe iranianët kanë qenë në një luftë të përhershme verbale me njëri-tjetrin por kjo ngjarje i ka dhënë mundësi të thellojnë tensionet mes tyre. Princi Mohamed bin Salman akuzoi drejtpërdrejt qeverinë iraniane mbi ngjarjen, kur vetëm dy ditë më parë, të njëjtën gjë kishte bërë edhe Britania e Madhe. Irani përzuri nga vendi ambasadorin britanik me pretendimin se asnjë vend tjetër nuk i shkoi pas pretendimeve amerikane mbi ngjarjen që, sipas tyre, ka interesa të tjera në këtë çështje.
Ndërkohë, në SHBA, Kongresi po mundohet të bllokojë Presidentin që t’i shesë më tepër armë Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, nga frika e një sulmi ushtarak mes palëve. Madje demokratët shkuan më tej, duke bllokuar fondet ushtarake në mënyrë që Trump të mos vendosë për ndërmarrjen e sulmeve ndaj Teheranit pa qenë nevoja e miratimit nga ana e Kongresit. (A2 Televizion)