
“Unë, bashkë me kolegët e mi, nuk kemi dashur kurrë që të krijojmë një alternativë të tretë opozitare jashtë Partisë Demokratike. Ideja, nga persona jo dashamirës, është etiketuar si një lëvizje, si një partie e re si një fraksion jashtë Partisë Demokratike. Ne kemi dashur të japim alternativën tonë brenda Partisë Demokratike. Nuk ka qenë dhe nuk është kurrë qëllimi jonë të lëviznim jashtë perimetrit kufizues të PD”.
Kështu u shpreh në “Intervistë me Merita Haklaj” Ivi Kaso nga Komisioni i Rithemelimit, ish-sekretar ligjor e zgjedhor i PD-së, teksa foli për përplasjet brenda partisë më të madhe opozitare në vend. Ai theksoi se më tej se nuk kishte asnjë dyshim për pozicionimin e tij me Komisionin e Rithemelimit në momentin që pa nga u rreshtuan anëtarët e partisë.
“Pikërisht për këtë arsye, në momentin që u bë e qartë për mua si njeri i përfshirë në politik, si jurist, sekretar i PD, ku qëndronte qartë vullneti i demokratëve, në atë moment nuk ka pasur asnjë hezitim për mua në cilën anë duhet të rreshtohesha, sa i përket vijimit të aksionit politik brenda PD. Nëse dikush ka ndërmend të mbajë vulën, firmën, selinë, e të tjera dhe të krijojë një lëvizje politike nga ajo se çka është vullneti i PD, që është anëtarësia, që janë delegatët e saj, atëherë kjo është çështje e të tjerëve, por jo çështja ime”. (A2 Televizion)