Zgjedhjet e 6 marsit, nis identifikimi i kandidatëve të parë

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 16:32 | Politikë
Zgjedhjet e 6 marsit, nis identifikimi i kandidatëve të parë

Kryesia e Partisë Socialiste në Durrës ka propozuar për kandidate për zgjedhjet e pjesshme vendore kryetaren e komanduar aktualisht, Emirjona Sako.

Në bashkinë e Shkodrës socialistët kanë zgjedhur një tjetër zonjë për kandidate, Majlinda Angoni e cila aktualisht është prefekte e qarkut të Shkodrës.

Ndërkohë nga kampi blu në Durrës deri më tani, A2 CNN ka mundur të mësoj 2 propozimet e para. Nën siglën e PD-së zyrtar është Luan Hoti, kryetari i komanduar i degës së Durrësit, teksa Ardi Muka ka konfirmuar se do të jetë nga komisioni i Rithemelimit të PD-së.

Nga kampi i Berishës në bashkinë e Rrogozhinës një prej të propozuarve është Ilir Kasa, teksa nga kampi i Bashës është propozuar Ferdinant Saraci, kryetar i degës në këtë zonë.

Këto janë vetëm propozimet e para, ndërsa Komisioni i Rithemelimit ka përcaktuar datën 30 janar që anëtarësia të përzgjedhë kandidatët finalë për 6 marsin, sipas ndryshimeve statutore të 11 dhjetorit.

Ndërkohë linja zyrtare, ajo e Lulzim Bashës do t'i kalojë në Kryesi 6 kandidatët përfundimtarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos