Sekretari amerikan Blinken akuzon Kosovën për destabilitetin në veri

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 19:23 | Kosova
Sekretari amerikan Blinken akuzon Kosovën për destabilitetin në

Në një linjë me ambasadorin amerikan në Prishtinë, sekretari i Shtetit, Anthony Blinken akuzon qeverinë e Kosovës se me veprimet e saj po rrit tensionet në zonën e veriut.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Blinken i bën thirrje kryeministrin Kurti të ndalojë menjëherë masat e dhunshme dhe të përqendrohet te dialogu.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë destabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të përqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE”, shkruhet në reagim.

Incidentet në veri të Kosovës shpërthyen në Zveçan kur një grup serbësh i bllokuan hyrjen në godinë kreut të sapozgjedhur të komunës.

Policia ndërhyri dhunshëm dhe shpërndau turmën duke përdorur dhe gazin lotsjellës. 6 efektivë mbetën të lënduar, teksa u dëmtuan dhe disa makina.

Forca të shumta të policisë së Kosovës janë vendosur në rrugët kryesore në veri, teksa Serbia ka rritur gatishmëri e ushtrisë në nivelin më të lartë, duke e dislokuar atë pranë kufirit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos