Sekretari i Shtetit, Pompeo falënderon Shqipërinë për kontributin në Ngushticën e Hormuzit

Nga A2 CNN
14 Janar 2021, 09:09 | Aktualitet
Sekretari i Shtetit, Pompeo falënderon Shqipërinë për

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka bërë disa postime në rrjetet sociale ku falënderon vendet që kontribuojnë në ruajtjen e linjës së transportit detar në Ngushticën e Hormuzit.

Mes vendeve që janë bërë pjesë e këtij koalicioni është dhe Shqipëria, për të cilën Pompeo bëri një falënderim të veçantë.

“Faleminderit Bahrain, Britanisë, Shqipërisë, Australisë, Lituanisë, EBA për mbrojtjen e një nga linjave të transportit detar nga piratët iranianë në Hormuz.

Ne ndihmuam në krijimin e forcës ndërkombëtare të sigurisë për të siguruar Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin Persik nga aktet ilegale të Iranit. E nisëm me 7 partnerë dhe tani jemi 14”, shkruan Pompeo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos