
Vazhdon të jetë e njëjtë situata në qarkun e Shkodrës e krijuar nga reshjet e shiut. Sipas të dhënave nga prefektura mësohet se niveli i liqenit ka arritur pikën maksimale, ndërsa vazhdon të ejtë e bllokuar rruga për në Obot me mejte të ulëta, pasi niveli i ujit mbi rrugë prej ditësh vijon të jetë 80 cm.
“Hidrometri në Dajç në orën 17.30, shënon kuotën 6.42m kuota maksimale 6.30 m), Liqeni i Shkodrës shënon kuotën 8.70 m, kuota maksimale 8.70 m. Lumi Drin shënon kuotën 7.05m, kuota max 7.50 m. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.Ujësjellësi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit”, thuhet në njoftim.
Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat. Në Shirq janë shpërndarë rreth 28 ton misër donacion.
Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin dhe lumi Kir, ndërsa siperfaqja totale e përmbytur është 1910 hektarë. (A2 Televizion)