
Policia italiane ka sekuestruar 1.5 ton marijuanë në brigjet e Leçes. Sasia e madhe e drogës po transportohej me anë të një skafi, i cili dyshohet se është nisur nga Shqipëria.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat e shtetit fqinj, që saktësojnë se gjatë këtij operacioni janë arrestuar dhe dy shtetas shqiptarë. Identiteti i tyre nuk bëhet I ditur.
Në këtë operacion morën pjesë dhe agjentë të Fronteks. Mediat italiane shkruajnë se vlera e drogës shkon deri në 15 milionë euro. (A2 Televizion)