
Policia në Gjirokastër ka vënë në pranga një person, i cili ishte me masë sigurie “arrest shtëpie”, ndërsa e kishte thyer atë.
Shtetasi K. Ll. është vënë në pranga në flagrancë pasi ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "vjedhja" dhe "shkatërrimi i pronës me zjarr", duke dalë jashtë banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)