
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Stacioni i fundit”, duke sekuestruar dhjetëra dozë kokainë, ndërsa është arrestuar një 47-vjeçar.
Sikurse njofton policia, në banesën e tij në rrugën “Aleksandër Moisiu” në kryeqytet janë gjetur rreth 58 gramë lëndë narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një sasi me lëndë të dyshuar cannabis sativa, shuma të ndryshme parash, 2 peshore dhe 4 aparate celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. (A2 Televizion)