
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku një person është hedhur nga lartësia e një prej spitaleve Covid.
Policia bën me dije se rreth orës 03:10, shtetasi me inicialet P.Gj, 52 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e spitalit dhe për pasojë ka humbur jetën.
Ky është rasti i tretë në vendin tonë që një pacient me koronavirus hidhet nga dritarja e spitalit. (A2 Televizion)