Shkodër, automjeti digjet i tëri në qendër të qytetit

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2020, 20:56 | Kronikë

Një automjet ka marrë flakë në qendër të qytetit të Shkodrës, duke u djegur pothuajse i tëri nga zjarri.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se mjeti ka marrë flakë teksa po lëvizte në drejtim të qendrës së qytetit, pranë rrethrrotullimit të ish-monumentit të “5 heronjve të Vigut”.

Fatmirësisht mësohet se drejtuesi ka arritur që të dalë me shpejtësi nga mjeti dhe nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë edhe shuarjen e flakëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos