Sekuestrohen nëndetësja e improvizuar me 810 kg kokainë

Nga A2 CNN
19 Maj 2022, 07:57 | Bota

Marina në El Salvador bën me dije se sekuestroi një ngarkesë me 810 kg kokainë në një nëndetëse të improvizuar në La Concordia.

Mjeti ujor i ndërtuar në mënyrë artizanale nga narkotrafikantët u kap rreth 600 milje larg brigjeve të El Salvadorit, ku gjatë kontrollit u gjetën pakot me lëndën narkotike.

Sipas raportimeve, kokaina kishte si destinacion brigjet meksikane, ndërkohë që në nëndetëse u arrestuan dy shtetas nga Ekuadori dhe një Kolumbian.

Autoritetet konfirmojnë se droga e sekuestruar do të arrinte një vlerë prej 2.2 mln USD në treg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos