
Pothuajse 1 ton hashash, që transportohej me skaf nga Ballkani drejt brigjeve italiane, është bllokuar në Bari, ndërsa në pranga u vunë 2 shtetas italianë.
Mediat italiane, thonë se ka dyshime që droga ishte nisur nga Shqipëria, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga policitë e të dyja vendeve.
Hashashi transportohej me 2 skafe dhe në total ishin 900 kg, e ndarë në 54 pako, ndërsa në total banda do të fitonte rreth 10 milionë euro. Pas kufizimeve, për shkak të koronavirusit, kjo është hera e parë që transportuesit e drogës janë shtetas italianë dhe jo të huaj. (A2 Televizion)