
Vijon të shënojë ulje kurba e të prekurve të rinj dhe viktimave si pasojë e pandemisë së koronavirusit në vendin fqinj të Italisë.
Autoritetet raportojnë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 323 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar bilancin total të viktimave në 27, 682
Të infektuarit e rinj me virusin vdekjeprurës janë ulur gjithashtu në 2086 raste, për një numër të përgjithshëm prej 203 591 personash.
(A2 Televizion)