
Një ushtar i Forcave të Armatosura është dërguar i asfiksuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës si pasojë e ndërhyrjes dhe luftës në terren me flakët në fshatin Krinë, Njësia Administrative Antigonë Bashkia Gjirokastër.
Me anë të një postimi në Facebook, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, bën të ditur se gjendja e efektivit të Forcave të Armatosura, Edlir Goxhaj, është e qëndrueshme.
Ndërkohë që gruaja e të ndjerit Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën rreth orës 15:00 si pasojë e flakëve në fshatin Asim Zeneli, është transportuar me urgjencë për në kryeqytet për ndërhyrje të specializuar. (A2 Televizion)