Sekuestrohet kokainë në ngarkesën me maska për Britaninë

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 16:39 | Bota
Sekuestrohet kokainë në ngarkesën me maska për

Policia kufitare britanike sekuestroi 14 kg kokainë të pastër me vlerë rreth 1 milion paund të fshehura në një ngarkesë me maska fytyre në pikën e tunelit të Kanalit.

Kokaina, e ndarë në 15 qese, u gjet brenda kutive plot me maska kirurgjikale, kur një kamion i regjistruar në Poloni u kontrollua nga autoritetet britanike. Një 34 vjeçar u arrestua në kushtet e flagrancës.

“Kapja e kësaj ngarkese me kokainë tregon mënyrat se si rrjetet kriminale po tentojnë të përdorin dhe pandeminë e koronavirusit për të arritur qëllimin e tyre”, deklaroi efektivi i lartë i policisë së Dover, Darren Herbert.

“Kemi nisur tashmë një hetim për të gjetur se kush fshihet pas kësaj ngarkese, por është e qartë që ky grup pësoi një goditje të rëndë. Nëse kjo drogë do të dilte në rrugët e Britanisë së Madhe ajo do të arrinte një vlerë 1 mln paund”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos