Sekuestrohet një arsenal armësh e municionesh në Bulqizë

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 18:49 | Kronikë
Sekuestrohet një arsenal armësh e municionesh në Bulqizë

Policia e Bulqizës bën me dije se ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje gjatë së cilit u sekuestrua një arsenal i madh armësh e municionesh.

Falë bashkëpunimit Polici-komunitet është bërë i mundur arrestimi i një 65-vjeçari në Ternovë, në banesën e të cilit u gjetën një kallashnikov, tri arka metalike me 600 fishekë, 19 kapsolla elektrike, 280 kapsolla detonatorë dhe  110 m fitil zjarrpërcjellës.

Materialet procedurale në ngarkim të 65-vjeçarit R.R. i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprën penale “armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burg deri në 7 vjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos