
Basketbollisti serb i Denver Nuggets, Nikola Jokic është emëruar lojtari më i mirë i sezonit të rregullt të NBA.
26-vjeçari parakaloi qendrën kamerunase të Philadelfia 76ers, Joel Embiid, i cili doli i dyti, dhe mbrojtësin e Golden State Warriors, Stephen Curry, që u rendit i treti.
Nikola Jokic pason grekun Giannis Antetokounmpo të Milwaukee Bucks, i vlerësuar në dy sezonet e fundit. Kjo e bën atë evropianin e tretë në histori që ka marrë trofeun Maurice Podoloff, 14 vjet pas ish-yllit gjerman të Dallas Mavericks, Dirk Nowitzki. (A2 Televizion)