
Serbia ka hedhur një tjetër hap që mund të tensionojë më tej marrëdhëniet me Kosovën dhe të pengojë në rinisjen normal të dialogut mes dy vendeve.
Pas shpërndarjes së vaksinave në veri të Kosovës, Serbia ka hedhur një tjetër hap ku fton qytetarët e këtyre zonave të aplikojnë për të marrë vaksinën kundër koronavirusit.
Thirrja bëhet përmes faqes së Zyrës serbe për Kosovën dhe Metohinë ku shkruhet se vaksinimi bëhet në Rashkë, Kursumlije dhe Bujanoc. (A2 Televizion)