
Lidhja Demokratike e Kosovës mban me 14 mars Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. Konfirmimi erdhi pas mbledhjes së fundit të kryesisë, ku u caktua data më e përafërt për emërimin e strukturave të reja.
Zyrtarisht ende nuk ka asnjë kandidaturë për të marrë drejtimin e LDK-së. Sekretari i Përgjithshëm, Arban Abrashi, tha se është diskutuar vetëm për aspektet teknike të organizimit të kuvendit zgjedhor.
Ai bëri me dije se është pranuar dorëheqja e kryetarit aktual, Isa Mustafa, i cili mori përgjegjësi për rezultatin shumë të dobët në zgjedhjet e fundit parlamentare. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, ai tha se nuk është diskutuar asnjë emër konkret për marrjen e drejtimit të partisë dhe nënvizoi se në këtë garë nuk ka asnjë favorit. (A2 Televizion)