Rinumërimi i votave në Kosovës përfundon sot, KQZ: Rezultati të hënën

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2021, 08:09 | Kosova
Rinumërimi i votave në Kosovës përfundon sot, KQZ: Rezultati

KQZ në Kosovë ka shtuar forcat për procesin e rinumërimit të votave dhe sot pritet të mbyllet përfundimisht në mënyrë që të hënën të jetë gati rezultati final i tyre. Këtë deklaroi zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi.

"Me qëllim shpalljen sa më shpejt të rezultatit, KQZ ka shtuar kapacitetet e numërimit. Kësisoj në fillim të javës që vjen do mund të kemi rezultatin përfundimtar", tha ai.

494 qendra votimi u rinumëruan gjatë kësaj jave për dyshime për parregullsi në votim, që lidheshin me prezencën e më shumë fletëve të votimit sesa votues.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos