
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga datat 1 deri në 3 mars, konfirmoi zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë.
Siç mësohet, pas Kosovës, Lajcak do të ndalojë në Serbi e më pas në Malin e Zi. Zyrtari i lartë europian planifikon të takohet me krerët politikë të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe më përfaqësues të BE në terren.
Më shumë gjasë, Lajcak pritet të nxisë Prishtinën dhe Beogradin t'i japin përparësi dialogut për normalizim të marrdhënieve. Albin Kurti, lideri i lëvizjes Vetëvendosje, e cila fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit ka thënë se nuk e ka prioritet dialogun, megjithatë ka kërkuar një qasje të re. (A2 Televizion)