
Pas arrestimit të Dan Hutrës, rreth 6 orë pas krimeve, Policia e Shtetit foli për një reagim i menjehershëm të strukturave të saj, por për ekspertët e fushës, suksesi i vërtetë do të ishte shpëtimi i tre jetëve njerëzore.
Sipas Hajdarmatajt, ngjarja është pasojë e disa situatave, që mund të nisin nga mungese e adresimit nga Policia e Burgjeve të një kërcënimi që pretendon të ketë marrë në vëllai i viktimës Elteva Kurtit.
Për ish-zyrtarin i Policisë një kontigjent i tillë kriminal nuk mund të injorohet pas daljes nga burgu.
Duke konsideruar shfokusimin e Policisë së Shtetit, për shkak të ngarkesës për veprime të institucioneve të tjera, Hajdamataj nënvizon rëndësinë e vlerësimit të çdo konflikti nga ana e policisë. (A2 Televizion)