
Ndeshja e fundit e kësaj jave në Serie A, Sampdoria-Verona, e cila ishte parashikuar të luhej mbrëmjen e së hënës, është shtyrë.
Rreth orës 18:50 të së premtes, guvernatore i Ligurias, Giovanni Toti, tha në një konferencë për shtyp që do të ishte mjaft e rrezikshme që kjo ndeshje të luhej me tifozë. Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe Federata vendosi që edhe kjo ndeshje të shtyhej e jo të luhej pa tifozë.
Pjesë e Verona-s janë edhe dy futbollistët shqiptarë, Kumbulla dhe Rrahmani.
Ndërkohë, në dy ndeshjet e zhvilluara këtë të diel në Serie A u shënuan 16 gola. Atalanta fitoi 2-7 në Lecce, ndërsa Roma triumfoi 3-4 ndaj Cagliarit. (A2 Televizion)