Kupa e Italisë, Atalanta përballë Napolit, Gjimshiti dhe Hysaj kërkojnë finalen

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 12:39 | Futboll
Kupa e Italisë, Atalanta përballë Napolit, Gjimshiti dhe Hysaj

Skuadra që do të sfidojë Juventus në finalen e Kupës së Italisë zbardhet sot në mbrëmje, me Atalantën dhe Napolin dy skuadra që e kërkojnë medoemos kualifikimin.

Arritja në stacionin e fundit të Kupës dhe më pas synimi për ta fituar, do të ishte ideale për objektivat e të dyja skuadrave që në kampionat nuk e kanë të sigurt një vend në Kupat e Evropës, ndërsa për momentin kane kuotë të barabartë pikësh në vendin e gjashtë dhe të shtatë.

Kjo do të thotë që suksesi në Kupë i jep akses si njërës ashtu edhe skuadrës tjetër për të luajtur në arenën ndërkombëtare.

Atalanta-Napoli është gjithmonë edhe derbi mes dy futbollistëve kuqezi Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj, të cilët në Kupë kanë qenë gjithmonë titullarë, ndonëse Gjimshiti e ka një vend të tillë edhe në kampionat.

Mungesa e Coulibaly por edhe Manolas në mbrojtje do t’i japë hapësirë kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani në këtë përballje.  Prandaj presioni më i madh është te Napoli edhe sepse trajneri Gatuso rrezikon shkarkimin pas luhatjeve në rezultate kohët e fundit.

Ballafaqimi i parë nuk i dha avantazh asnjërës prej skuadrave, me ndeshjen që do u mbyll pa gola. Kjo do të thotë se në Bergamo sot, të dy ekipet kanë gjithçka të hapur sa i përket kualifikimit.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos