Shuhet mamaja e Jurgen Klopp, trajneri nuk mund ta përcjellë për shkak të masave të pandemisë në Gjermani

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 14:58 | Futboll
Shuhet mamaja e Jurgen Klopp, trajneri nuk mund ta përcjellë për

Jurgen Klopp ka humbur të ëmën në moshën 81-vjeçare. Mamaja e trajnerit të Liverpool u nda nga jeta këtë të mërkurë, por tekniku i mirënjohur gjerman ka mbetur tejmase i trishtuar për faktin se nuk mund të përcjellë nënën e tij në banesën e fundit.

Masat shtrënguese për pandeminë në Gjermani ndalojnë fluturimet nga Britania e Madhe, të paktën deri më 17 shkurt nga ku përjashtim nuk do të ketë për askënd.

Duke folur për mediat angleze, Jurgen Klopp është shprehur se e kupton situatën dhe ka vendosur të zhvillojë një ceremoni përkujtimore në nder të mamasë, në momentin e parë që do të jetë e mundur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos