Solidaritet dhe spektakël me motorë në Pogradec

Nga A2 CNN
28 Gusht 2022, 18:54 | Aktualitet
Solidaritet dhe spektakël me motorë në Pogradec

“Motorfest 2022 Pogradec” bëri bashkë mbi 500 motoristë të huaj nga gjithë Europa, por edhe vendas.

Një nismë bamirësie për Pogradecin, të cilit iu dhuruan nga shoqata e motoristëve dhe kamionistëve gjermanë 10 kamionë me pajisje spitalore dhe shkollore.

Ide kjo e lindur nga një emigrante nga Pogradeci, e cila punon në Gjermani, Juliana Dita. Përmasat që mori nisma e solidaritetit solli qindra motoristë nga Gjermania, Austria, Kosova, Greqia dhe Shqipëria.

Motoristët tregojnë emocionet e marra nga kjo paradë dhe tregojnë se janë të mahnitur me pamjen që kanë gjetur, por edhe njerëzit miqësore.

“Jam nga Bremeni i Gjermanisë dhe kemi sjellë pajisje për kopshtet si dhe për spitalin. Erdhëm këtu me 10 kamionë. Unë mbërrita këtu para 2 muajsh dhe kam parë situatën në Pogradec. Do të vijmë sërish në pushimet e vitit tjetër për të takuar Tanin dhe djemtë e shqiponjave. Jemi në një udhëtim vere dhe dëgjuam për këtë takim të motoçiklistëve këtu dhe vendosëm të vinim për të parë këtë aktivitet në Shqipëri dhe kjo është fantastike. Ky është një vend fantastik, njerëzit janë shumë miqësorë dhe na pëlqen ushqimi këtu. Çdo gjë është shumë e mirë dhe jemi të lumtur”, shprehet një prej motoristëve.

Aktiviteti u shoqërua me një paradë të motoristëve në qytet dhe rrugë të tjera ndërsa paralelisht. Ata kanë bërë të mundur edhe shpërndarjen e pajisjeve në spital dhe disa kopshte të qytetit. Mbrëmja u mbyll me koncert muzikor nën tingujt e Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Elton Deda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos