Sezon i vonuar në Velipojë, tekat e motit mbajnë larg pushuesit nga bregdeti

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 12:28 | Aktualitet
Sezon i vonuar në Velipojë, tekat e motit mbajnë larg pushuesit

Një muaj pas hapjes zyrtare të sezonit veror, plazhi i Velipojës, ende nuk e ka frekuentimin që ka pasur në vitet e fundit.

Edhe pse njësitë akomoduese duket se kanë marrë masat e duhura për pritjen e vizitorëve, këto të fundit ende nuk po duken. Administratorë të hoteleve japin arsyet e këtij sezoni të vonuar, edhe pse shprehen optimistë se situata së shpejti pritet të ndryshojë.

Mungesa e punonjësve në njësitë akomoduese pritet të jetë një ndër shqetësimet kryesore edhe për hotelet në Velipojë, ndërsa kërkohet edhe ndihma e bashkisë së Shkodrës për të përmirësuar situatën e pastrimit të zonës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos