
Prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar lirimin nga qelia të ish-deputetit socialist, Alqi Bllako
SPAK kërkon rikthim në qeli të ish-deputetit socialist, masa e sigurisë ndaj të cilit u zbut nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie".
Mbi deputetin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Nga hetimet rezulton se në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka, Bllako ka falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori i Fierit, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh. (A2 Televizion)