Sulmet kibernetike, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Nga A2 CNN
10 Tetor 2022, 11:45 | Politikë
Sulmet kibernetike, Begaj mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti Bajram Begaj ka thërritur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të diskutuar mbi sulmet kibernetike në drejtim të vendit tonë, kur gjatë muajt korrik, por edhe më pas, u bllokuan sisteme të ndryshme, si portali qeveritar e-Albania, apo sistemi TIMS në pikat kufitare.

Për këto sulme, vendi ynë ka akuzuar zyrtarisht Republikën Islamike të Iranit, duke ndërprerë plotësisht marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

https://a2news.com/video/a-ka-ende-surpriza-nga-hakerat/

Në tryezë do të duhet të ulen, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Mësohet se Peleshi dhe Manja janë përfaqësuar nga zëvendësit e tyre, ndërsa kryeministri Rama është i pranishëm në Presidencë. Gjithashtu, e pranishme është edhe Mirlinda Karçanaj, drejtore e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit. Deri në këto momente, nuk ka asnjë konfirmim që Begaj të ketë ftuar përfaqësues të opozitës.

https://a2news.com/2022/09/22/sulmet-e-hakerave-ne-shqiperi-publikohet-raporti-i-fbi-kishin-hyre-ne-sistem-14-muaj-me-pare/

Këshilli i Sigurisë Kombëtare është një organ këshillues që ndihmon presidentin e Republikës në zbatimin e kompetencave dhe detyrave të tij kushtetuese. Mbledhjet zhvillohen me dyer të mbyllura, nga të cilat nuk dilet me vendime.

Për zmbrapsjen e sulmeve kibernetike, vendi ynë u ndihmua edhe nga ekspertë të Microsoft dhe NATO-s. Qeveria deklaroi se synimi i hakerave ishte shkatërrimi total i sistemeve digjitale shqiptare, qëllim që nuk u arrit. Gjatë javëve që pasuan sulmet, përmes një llogaria në platformën komunikuese Telegram, hakerat kanë publikuar dokumente sensitive, si e-mailet e ish-drejtorit të policisë, Gledis Nano, apo një listë të pretenduar me të gjithë efektivët e Policisë së Shtetit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/09/kercenojne-hakerat-publikojne-listen-e-pretenduar-te-policeve-mbase-keta-ketu-jane-objektivat-e-radhes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos