Sezoni i Formula 1 fillon me triumfin Ferrari, “dështon” Red Bull

Nga A2 CNN
20 Mars 2022, 17:50 | Sporte të tjera

Nuk kanë munguar surprizat në debutin sezonal të Formula 1 që zhvillohet në cirkuitin e Bahrejnit.

Lajmi kryesor është rikthimi i fuqishëm i Ferrarit që shënon një triumf të dyfishtë me anë të monegaskut Charles Leclerc, që dominoi nga fillimi garën, i pasuar nga shoku i ekipit Carlos Sainz, diçka që nuk ndodhte nga viti 2010, me Alonso dhe Massa, ndërkohë që kjo është fitorja e parë nga viti 2019 për skuderinë italiane.   

Ndërkohë gara e parë e sezonit ishte një dështim total për Red Bull, me kampionin e botës Max Verstappen dhe Sergio Perez që u detyruan të tërhiqen në xhirot e fundit.

Renditja

Vendin e tretë të podiumit  e mori britaniku i Mercedes, Lewis Hamilton, ndërkohë që vlen të theksohet performanca e mirë e Magnussesn me mjetin Haas që ka motor Ferrari, si dhe e kinezit Zhou me Alfa Romeo, që merr pikë në debutin e tij absolut. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos