Sezoni jashtë objektivave, Teuta largon Edi Martinin

Nga A2 CNN
3 Qershor 2023, 14:30 | Futboll
Sezoni jashtë objektivave, Teuta largon Edi Martinin

Skuadra e Teutës ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Edi Martini, i cili nuk arriti që të përmbushte objektivat sezonal.

Në një postim në mediat sociale, Teuta njofton se Martini nuk do jetë më në krye të pankinës së klubit.

KF Teuta falënderon Martinin për kontributin e dhënë gjatë periudhës qe drejtoi skuadrën blu, dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Edi Martini ka pasur një marrëdhënie të gjatë me klubin, pasi është shkarkuar disa herë dhe ka marrë drejtimin e skuadrës në kohë krizash. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos