Tashmë zyrtare, Emiliano Çela është trajneri i ri i Flamurtarit

Nga A2 CNN
3 Qershor 2023, 13:39 | Futboll
Tashmë zyrtare, Emiliano Çela është trajneri i ri i

Emiljano Çela është trajneri i ri Flamurtarit. Lajmin e bëri zyrtar vetë faqja e klubit e cila me anë të një postimi njoftoi për arritjen e marrëveshjes me teknikun e ri.

37-vjeçari do të zëvendësojë trajnerin Diego Longo, i cili nuk e arriti dot objektivin për të ngjitur vlonjatët në elitën e futbollit shqiptar.

Beratasi më parë ka qenë dhe futbollist i kuqezinjve, ndërsa tashmë do t’i udhëheqë nga stoli me objektivin e vetëm për t’u kthyer në Superligë.

Ashtu sikur e paralajmëroi dhe presidenti Sinan Idrizi, disa ditë më parë, klubi vlonjat do të ndryshojë thuajse 70% të organikës në sezonin e ri dhe drejtuesit kanë zgjedhur që ky revolucion të nis nga pankina.

Emiliano Çela drejtoi skuadrën e Kastriotit për dy sezone ndërsa këtë vit me krutanët nuk arriti të mbijetojë duke e mbyllur sezonin në vendin e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos