Sezoni turistik, me mijëra shtetas kosovar drejt plazheve të Durrësit dhe Shëngjinit

Nga A2 CNN
4 Korrik 2020, 10:59 | Aktualitet

Me mijëra qytetarë nga Kosova që prej orëve të para të mëngjesit i janë drejtuar kufirit me Shqipërinë  për të kaluar fundjavën në plazhe.

Në pikën doganore të Morinës, Policia Kufitare po punon me 6  sportele dhe procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët  e gjata.

Radha në pikën kufitare të Morinës

Shëngjini dhe Durrësi mbeten dy destinacionet kryesore të pushuesve kosovarë. Duket se shtimi i rasteve në të dy shtetet nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar e pushuar në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos