Sezoni turistik, Pogradeci promovon në Wikilock edhe 10 destinacione të reja

Nga A2 CNN
17 Qershor 2023, 15:25 | Aktualitet
Sezoni turistik, Pogradeci promovon në Wikilock edhe 10 destinacione

Promovimi online, është kthyer në një mundësi shumë të mirë për Turizmin. Të njëjtën mënyrë ka zgjedhur edhe bashkia e Pogradecit duke hedhur në Wikilock 10 destinacione të tjera malore.

Tabelat e këtyre destinacioneve do të vendosen në sheshet kryesore të qytetit dhe të interesuarit për të vizituar këto vende mjafton të skanojnë me aplikacionin dhe i gjithë shtegu do të shfaqet në telefon.

Pogradeci do të ofrojë mundësi maksimale për të shfrytëzuar liqenin për aktivitete sportive, gara, beachvolley si edhe maratona ndërkombëtare e vrapit që do të mbahet ne korrik.

Këtë vit për pushuesit të cilët do të frekuentojnë plazhet publike, 30 % e bregut liqenor do të jetë në dispozicion të tyre me çadra falas nga bashkia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos